Ditën e sotme u hodh shorti për të përcaktuar skuadrat e para që do të marrin pjesë në eleminatoret e raundit të parë të ‘Champions League’.
Sipas shortit, Teuta, ekipi kampion i kategorisë ‘Superiore’ në Shqipëri do të përballet me Sherif Tiraspol, një skuadër të Moldavisë. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet në datën 6 ose 7 korrik ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë një javë më pas.
Ndërkohë skuadra e ‘Shkëndijës së Tetovës’ në Maqedoninë e Veriut do të përballet në raundin e parë me skuadrën kapmione të Sllovenisë.