Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Hidhet shorti i Europa League, Milan-Arsenal finalja e parakohshme. Cili është kundërshtari i Lazios

Është hedhur në Lyon të Francës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League, në qytetin ku do të luhet edhe finalja e këtij edicioni të “kupës së vogël”.

I vetmi rregull i paracaktuar ishte se të tre skuadrat ruse ende në garë nuk mund të ndesheshin me ukrainasit e Dinamos së Kievit, pjesa tjetër ishte short i lirë. Ai që nxori goglat nga vazo ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Eric Abidal.

Sfida më e fortë që ka dalë nga ky short është padyshim Milan-Arsenal, një përballje që kohët e fundit është parë shpesh në Champions League.

Të besuarit e Gattuso, shtatë herë kampion të Europës, do të sfidojnë ekipin e Ëenger që për herë të parë në 17 sezonet e fundit merr pjesë në Europa League. Takimi i parë do të luhet më 8 mars në “San Siro”, ndërsa ndeshja e kthimit më 15 mars në “Emirates”.

Lazio do të përballet me Dinamon e Kievit, ndërsa RB Leipzig do të vihet përballë Zenit Shën Petërsburg. Atletico Madrid, një nga ekipet pretendente për suksesin final, do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës. Skuadra tjetër moskivite, CSKA sfidon francezët e Lyon. Interesante do të jetë edhe përballja mes Marsielle dhe Athletic Bilbao.

Europa League, 1/8-t e finaleve

(8 dhe 15 mars)

Lazio – Dinamo Kiev

RB Leipzig – Zenit

Atletico Madrid – Lokomotiv Moskë

CSKA Moskë – Lyon

Marsielle – Athletic Bilbao

Sporting  – Victoria Plzen

Borussia Dortmund – Salcburg

Milan – Arsenal

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.