Agjencia Europiane e Barnave i ka dhënë sot dritën jeshile vaksinës Astra Zeneca pas dyshimeve që shkakton mpiksje gjaku.
Agjencia Evropiane e Barnave të Enjten tha se ndërsa vaksina e koronavirusit AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, ajo nuk mund të përjashtojë një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut. Rregullatori tha se do të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet dhe do të sigurohet që ato të përfshihen në informacionin e vaksinës.
Shumë vende europiane si Gjermani, Franca, Italia, Spanja, etj., kishin pezulluar vaksinimin me dozat e Astra Zeneca-s deri në marrjen e vendimit nga ana e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA).
Një nga vendet e shqetësuara për këtë vaksinë ishte edhe Shqipëria, e cila mori dozat e para të kësaj vaksine vetëm pak kohë më parë dhe filloi menjëherë vaksinimin e mësuesve, të cilët ishin të pasigurtë nëse duhet ta bënin këtë vaskinë apo jo.
(E.H/Faxweb.al)