Peshkatari shqiptar, Kostas Arvanitis është heroi që shpëtoi 70 persona gjatë zjarreve vdekjeprurëse në Mati në korrik 2018 por që ndërroi jetë gjatë fundjavës. Ai ishte 70 vjeç dhe po luftonte kundër kancerit.
Në kohën kur bëri aktin e rrallë ndodhej në një festë të vogël për ditëlindjen e tij në 23 korrik 2018 me familjen dhe disa miq. Në vend që të festonte, Arvanitis, nuk ngurroi asnjë minutë të merrte varkën e tij të peshkimit dhe të nxitonte për të shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në brigjet, për t’i shpëtuar nga flakët e rrezikshme.
“Ndërsa ditët e këtij përvjetori po afroheshin, ndjeva një boshllëk në gjoksin tim të rritet. Ditëlindja dhe ndjenja ime në vend që të jem në humor festiv, duken më shumë si një memorial. Unë nuk kam folur shumë për atë që kam përjetuar atë natë, pasi nuk mund të përballoja dhimbjen, dëshpërimin, simpatinë për njerëzit e tjerë, por edhe për kafshët shtëpiake dhe kafshët endacake që vendosa në barkën time së bashku me familjen time”, ishte shprehur më herët Arvanitis.
Kostas Arvanitis postoi një video nga ajo natë e tmerrshme.
Ndërsa djali i tij u shpreh pas vdekjes së të atit: “Jeta është e padrejtë. Ai shpëtoi dhjetëra jetë, por ai nuk mundi të shpëtojë të tijën. ”
Ka qenë vetë kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin, i cili është përhapur gjerësisht në mediat greke.