Rusia konfirmon sot se nuk e di se cilët janë dy shtetasit rusë kundër të cilëve policia britanike ka lëshuar mandate arresti në kuadër të çështjes për helmim të ish-agjentit rus, Serguei Skripal në Angli.
“Emrat dhe fotografitë e publikuara në media nuk na thonë asgjë”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova e cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.
Policia britanike njoftoi sot lëshimin e dy mandatarresteve për dy shtetas rusë në lidhje me çështjen e helmimit me “Noviçok” të ish-agjentit rus, Serguei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Angli, të identifikuar si Aleksander Petrov dhe Ruslan Boçirov, përcjell Atsh.
Megjithatë, këto dy emra konsiderohen si pseudonime, sipas shefit të antiterrorizmit, Neil Basu, gjatë një konference për shtyp, duke i bërë thirrje publikut që t’i identifikojë.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se qeveria e saj, në bazë të informacioneve që kanë siguruar agjencitë britanike, ka konstatuar se dy të dyshuarit për rastin Skripal kanë qenë pjesë e
Helmimi “pothuajse me siguri” u miratua nga një nivel i lartë i shtetit rus, tha May.
“Në bazë të asaj që kemi mësuar nga hetimet në Sallsbëri dhe të asaj që dimë për këtë organizatë, ne duhet t’i rrisim përpjekjet tona kolektive në mënyrë specifike kundër GRU-së”, deklaroi ajo.
(B.H/Faxweb)