AktualitetBotaFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Helmimi me agjent nervor, Theresa May ultimatum Moskës: Duam sqarime

Moska duhet të shpjegojë pse një agjent nervor rus është përdorur në helmimin e ish agjentit rus Sergei Skripal tha kryeministrja Theresa May.

Kryeministrja tha se është e mundur që Rusia të jetë përgjegjëse për sulmin.

Nga ana tjetër, Moska e ka quajtur kërkesën e Britanisë si të pabazë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha: “Mbretëria e Bashkuar është një aleat shumë i vlefshëm dhe ky incident është një shqetësim i madh”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se ky akt i gabuar duket qartë që vjen nga Rusia, dhe duhet të ketë pasoja serioze.

Qeveria britanike ka mbledhur komitetin e emergjencave Cobra për të diskutuar mbi këtë çështje. May tha se helmi që u përdor në sulm ishte një agjent nervor ushtarak i zhvilluar nga rusët. Ky agjent sipas kryeministres bën pjesë në grupin e agjentëve nervorë të njohur si Novichok.

“Ky ose është një veprim i drejtpërdrejtë i shtetit rus kundër vendit tonë, ose qeveria ruse ka humbur kontrollin e agjentit të saj nervor duke e lejuar të hyjë në duart e njerëzve të tjerë.

May ka thirrur ambasadorin rus për të shpjeguar se cila nga këto dy mundësi është.

May ka paralajmëruar se nëse përgjigja nuk vjen deri të martën, atëherë Britania do të besojë se ka një përdorim të paligjshëm force nga Moska.

Burimi: BBC

Përshtati: F.G/Faxweb.al

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *