Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

5 muaj nga vrasja që tronditi Tiranën, Prokuroria në pritje të qelizave telefonike, iu çon shkresë të gjitha kompanive celulare

Kur kanë kaluar 5 muaj nga vrasja e Hekuran Billës, prokuroria është në pritje të tabulateve telefonike, të personave të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje, për të analizuar vendodhjen e tyre para dhe pas ngjarjes.

Kjo do të jetë prova kryesore që institucioni i akuzës do të lidhë bashkëpunimin e këtyre personave për vrasjen e Billës, pasi të gjithë të arrestuarit, të akuzuar si autorë dhe bashkepunetorë të vrasjes së 40-vjeçarit, nuk e kanë pranuar që kanë lidhje me ngjarjen, dhe aq më pak që të kenë bashkëpunuar. Të njeëtin qëndrim ka mbajtur edhe Viktor Marku, i dyshuar si personi që qëlloi ndaj Billës.

Ai u kap në Mal të Zi një javë pas ngjarjes së rëndë, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona. Ai pretendon se ditën e ngajrjes ka qenë në vendin fqinj ditën e ngjarjes, por nëse prokuroria verteton  se telefoni i përdorur prej tij ka qenë brenda territorit shqiptar, atëherë bie poshtë edhe alibia e Markut.

Burime për Fax News bëjnë me dije se institucioni i akuzës i ka dërguar shkresë të gjitha kompanive celulare, ku i kërkon tabulatet telefonike por, edhe qelizat e telefonike nga antenat celulare. Billa, 40 vjeç, u vra më 11 qershor në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.  Pista kryesore e hetimit për ekzekùtimin e Billës është hákmárrje për vrasjen ndaj Prel Markut.

Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzèkutuar Prel Markun me plùmb në ballë, në atë kohë 22 vjeç dhe Viktor Marku mendohet të ketë marrë hakun e të vëllait. Për vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe të dashurën e tij, Adjola Lakrën, e cila sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë ajo që e ka nxjerrë në pritë 40-vjeçarin.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *