Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nga i dënuar me burgim të përjetshëm në biznesmen në Shqipëri, si u la i lirë në vitin 2019 Hekuran Billa

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, ku u èkzekutua me breshëri plumbash 40-vjeçari Hekuran Billa, përballë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit.

Viktima me origjinë nga Kukësi, mësohet jetonte në fshatin Domje, ndërkohë që njihej për precedentë të mëparshëm penal.

Hekuran Billa, rezulton një person me precedent të theksuar kriminal, pasi në vitin 2006, ai èkzekutoi me breshëri në një lokal në Angli, shtetasin Prel Marku ndërsa la të plagosur tre të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Për këto vepra penale, gjykata në Angli e ka dënuar Hekuran Billën me burgim të perjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, në vitin me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare 2016 ai ekstradohet drejt vendit tonë për të vujatur pjesën e mbetur të dënimit.

Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Gjykata shqiptare ja konvertoi burgimin e perjtshem me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprën penale që ai akuzohej. Pasi morri këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për tu liruar me kusht, që e arriti ta marrë në vitin 2019.

Në vendimin e gjykatws thuhet se Billa u la në qeli për veprat penale te “Vrasjes”, “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Plagosje me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”.

“Shtetasi shqiptar Hekuran Billa pas disa konflikteve qe ka pasur me disa shtetas Shqiptare qe jetonin ne Angli, me datën 14.10.2006 ka hyre ne një lokal ne rrugën Park Royal dhe ka qëlluar me breshëri me arme ne drejtim te tyre, ku si rezultat ka mbetur i vrare shtetasi Prel Marku dhe kane mbetur te plagosur shtetasit Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Për këto fakte ai është deklaruar fajtor për veprën penale te “Vrasjes” së shtetasit Prel Marku, eshte deklaruar fajtor për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj shtetasve Petrit Brahoj, Agron Gjoni, si dhe është deklaruar fajtor për veprën penale “Plagosje me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, për shtetasin Musa Rrahmani”, thuhet në vendim.

Por ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit e kryesuar nga Lefter Jahaj me kërkesë të të dënuarit, i cili pretendonte se ishte dënuar vetëm për një vepër penale, ndryshe nga gjykata britanike.

Kjo gjykatë e quajti të padrejtë dënimin e përjetshëm duke e konvertuar atë në 25 vite burg.

“Gjykata Apelit Tirane konstaton se, Gjykata e faktit ka gabuar kur ka bere konvertimin e denimit, nga veprat penale te “Vrasjes” te “Vrasjes mbetur ne tentative” dhe te “plagosjes me dashje per te shkaktuar demtime te renda trupore”, per te cilat eshte denuar ne shtetin Anglez ne “Vrasje te cilesuar” sipas Kodit Penal Shqiptar, të parashikuar nga neni 79/dh te K.Penal, pasi gjykata nuk mund te beje cilësim të ndryshëm ligjor te vepres jashte asaj qe eshte theksuar ne vendimin per te cilin eshte kërkuar te behet njohja, siç ka vepruar ne rastin konkret.

Ne baze te nenit 76-23 te K.Penal i caktohet denimi prej 15 vjet burgim dhe ne baze te nenit 88/1 te K.Penal i caktophet denimi prej 10 vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 55 te K.Penal i caktohet nje denim i vetem prej 25 vjet burgim”

Nisur nga ky vendim, Billa do duhet të ishte ende në qeli duke vuajtur edhe 10 vite të tjerë dënim. Por çështja e tij mori një rrjedhë të re me shaqjen e gjyqtares Enkelejda Hoxha e njohur si gjyqtarja që liron nga qelia të fortët.

Hoxha i ka falur 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i ka konvertuar në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia.

Por ajo që është e pazakontë në këtë mes, është pikërisht arsyetimi me të cilin Hoxha ka firmosur lirimin e tij duke deklaruar se ai është në pamundësi ekonomike dhe duhet të punojë për të siguruar ilaçet e prindërve.

“I dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kush nga vuajtja e dënimit për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij si dhe të ketë vuajtur jo më pak se 3/4 e dënimit të dhënë dhe ligji citon se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit përsëritës.

I dënuri Hekurajn Billa ka vlerësime shumë të mira të sjelljes dhe ka respektuar me përpikmëri rregulloren e burgut, ka marrëdhënie shumë të mira me personelin dhe bashkëvuajtësit e tij.

Hekuran Billa rezulton se ka manifestuar sjellje dhe qëndrime shumë korrekte në drejtim të respektimit të rregullores së brendshme të institucionit, duke mos pasur masa disiplinore dhe ndihet i penduar për kryerjen e veprës penale.

Për të dënuarin Hekuran Billa pasi përmbushen kriteret ligjore, ai paraqet edhe arsyet e veçanta të tij që janë prezenca për të qenë pranë dy prindërve të tij të cilët janë të moshuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu një arsye tjetër është gjendja ekonomike e vështirë pasi të vetmet të ardhura që ai ka janë pensioni i prindërve të tij, i cili është i pamjaftueshëm për ilaçet e tyre, ndaj ai ka paraqitur dhe një kontratë për punësim pranë një studio ligjore Duka, ku do të punësohet si korrier dhe është i motivuar që të riintegrohet në shoqëri, duke dashur të kujdeset për familjen e tij dhe për një punësim të qëndrueshëm”, thuhet në vendimin që mban firmën e Enkeleda Hoxhës në 22 shkurt 2019.

Mbremjen e djeshme Hekuran Billa u ekzekutua me armë në makinën e tij tip “BMW”, autorët u larguan nga vendngjarja, ndërkohë që rreth 30 minuta me pas, policia gjeti në fshatin Pezë e Vogël një automjet duke u djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *