Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kush është gjyqtari që vendosi ndryshimi e masës për Hekuran Billën

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, ku u èkzekutua me breshëri plumbash 40-vjeçari Hekuran Billa, përballë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit.

Viktima me origjinë nga Kukësi, mësohet jetonte në fshatin Domje, ndërkohë që njihej për precedentë të mëparshëm penal.

Në vitin 2006, Billa èkzekutoi me breshëri në një lokal në Angli, shtetasin Prel Marku ndërsa la të plagosur tre të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Për këto vepra penale, gjykata në Angli e ka dënuar Hekuran Billën me burgim të perjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, në vitin me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare 2016 ai ekstradohet drejt vendit tonë për të vujatur pjesën e mbetur të dënimit.

Gjykata shqiptare ja konvertoi burgimin e perjetshem me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprën penale që ai akuzohej. Pasi morri këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për tu liruar me kusht, që e arriti ta marrë në vitin 2019.

Megjithëse ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje në Angli, Hekuran Billa, gjyqtari i Apelit Lefter Jahaj i hoqi dënimin përjetë duke e dënuar me 25 vite përfundimisht, ndërsa gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha i fali 5 vite duke e liruar me kusht.

Në 13 maj 2014 gjyqtari Altin Abdiu vendosi të njohë dënimin me burgim të përjetshëm që Hekuran Billa kishte marrë në Angli. Ndërsa në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Në vendimin e tij gjykata thotë se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin nga dita e arrestimit në Shqipëri 15 nëntor 2007.

Mirëpo nga kjo periudhë e deri më sot, Billa edhe sikur të ketë qëndruar në qeli ka vuajtur gati 15 vite burgim, duke bërë që atij i kishin ngelur dhe 10 vite burgim për të vuajtur. Këtu ka ndërhyrë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha që i ka njohur uljet nga amnistia dhe në fund i ka faluar 5 vite duke e liruar me 5 vite në shërbim prove. Hekuran Billa është liruar në muajin shkurt 2019 nga gjyqtarja është Enkelejda Hoxha.

Si ndodhi ngjarja?

Hekuran Billa u ekzekutua mbrëmjen e ditës së enjtes në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, përballë një qendre tregtare. Billa u ekzekutua me brëshëri plumbash teksa ishte në mejtin e tij tiP “BMË”, ndërkohë që autorët u larguan menjherë nga vendi i ngjarjes.

40-vjecari dyshohet se është ndjekur prej disa kohësh nga autorët per të gjurmuar lëvizjet e tij, ndërsa policia ka dyshime se atentati ndaj tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Billa udhëtonte me automjetin e tij BMË X6 me ngjyrë të bardhe me targa ‘SS777 OHO’, ndërsa makina e cila u gjet e djegur në Pezë të Vogël është vjedhur në Kukës ndërsa targat janë vjedhur një makinë tip ‘Renault’ në Lezhë. Arma e gjetur në makinë është dërguar për ekzaminim në laborator.

Billa ka punuar si truprojë e një lokali nate në Angli ndërsa më herët ai është marrë edhe me sportin e mundjes. Viktima ka qenë me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar për vrajsen e Prel Markut në Angli dhe ka qenë i përfshirë në një rrjet protitucioni.

Burime bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Herland Bilali ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesàpesh pasi ai kishte ekzékutuar në vitin 2006 në Britaninë e Madhe një 22-vjeçar me emrin Prel Marku të cilin e ka qèlluar me plùmb në kokë duke i marrë jètën në vend.

Billa kishte një biznes makinash me qera, ndërsa kjo provohet nga burimet për Faxweb.al që thonë se në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit ‘Car Rent Albania’, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person.

Hekuran Billa ka për objekt të biznesit të hapur të drejtën për lavazhe, restorante e lokale, ndërsa njihet si “kuksiani i makinave me qera”, ku kishte tre pika, një prej të cilave në Komunën e Parisit vend ku edhe u qèllua sot për vdèkje ndërsa mësohet se është përdorur silenciator pasi krìsmat e àrmës nuk janë dëgjuar në zonë. Forca të shumta pólicie kanë rrethuar zonën në kërkim të aùtorit/ëve.

“Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vràrë më àrmë zjàrri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta pòlicie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kàpjen e aùtorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hètimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekùestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e aùtorit.”, njofton pòlicia. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *