Pòlicia ka vënë në pránga një tjetër person të dyshuar për vrásjen e ndodhur në Tiranë në 11 Qershor, ku mbeti i vdèkur Hekuran Billa.
Burime bëjnë me dije se Pòlicia ka ndaluar shtetasen Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka ndihmuar shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali, në ditën kur ndodhi atentati.
Sipas bluve kjo shtetase dyshohet se “është bashkëpunëtore në vrásjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrárë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”.
Njoftimi zyrtar i Pòlicisë: Vijojnë veprimet hetimore intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrárë shtetasi H. B. Shkon në tre numri i të árrestuarve të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë vrásje.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pránga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrásjen e shtetasit H. B. Më parë, si rezultat i reagimit në kohë dhe falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Pòlicisë Kríminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u identifikua, u kap dhe u vu në pránga dhe bashkëpunëtori tjetër, shtetasi S. M.
Gjithashtu, falë punës profesionale të strukturave të DVP Tiranë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Pòlicinë e Malit të Zi, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e Sektorit kundër Krímeve ndaj Personit në DVP Tiranë, u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasit V. M., i cili u kap nga Pòlicia e Malit të Zi.
Nga strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrárë shtetasi H. B., është bërë ndalimi i shtetases: A. L., 26 vjeç, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrásjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrárë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pránga për veprën penale “ármëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A. , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një ármë zjárri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë.
Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Departamentit të Pòlicisë Kríminale, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Vrásja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases A. L.