Policia bën me dije se janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasit Hektor Mahmutaj i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet bu.rgim, për kryerjen e veprave penale “Vr.asja me paramendim”. Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vr.arë me a.rmë zj.arri shtetasin G. J.
Gjithashtu është ekstraduar drejt Shqipërisë shtetasi Ronaldo Kolndreu, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet bu.rgim, për kryerjen e veprës pe.nale “Vr.asja me paramendim”, e mbetur në tentativë. Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me th.ikë shtetasin S. B.