Hazbije Seferi Sinameta, gruaja me origjinë shqiptare që vdiq papritur nga një hemorragji cerebrale në Veneto të Italisë ishte vetëm 34 vjeçare. Ajo banonte me familjen e saj në Bosco dhe ishte integruar në mënyrë të përsosur në komunitet.
Vetëm 2 javë më parë, ishte bërë nënë për herë të tretë. Historia ka tronditur jashtëzakonisht shumë komunitetin, shkruan media italiane Gazzettino. Të dielën e kaluar u ankua për dhimbje të forta koke dhe pas katër ditësh, i ra të fiktë në shtëpi.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët zbuluan se kishte pësuar hemorragji cerebrale, e cila i shkaktoi vdekjen. Gruaja, përveç burrit të saj, la dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë më parë. (A.M/Faxweb.al)