AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Hatixhja e don Xhemilen”, plasin puthjet mes rrugëve të Tiranës, LGBTI ‘pushtojnë’ kryeqytetin (Fotot)

Një protestë e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në rrugët e kryeqytetit. Aktivistë dhe anëtarë të komunitetit LGBTI, kryesisht femra, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, në një paradë për të drejtat e tyre.

Me thirrjet në kor “Jemi lesbike, jemi krenare”, protestuesit për të drejtat e komunitetit LGBTI vijuan të qetë marshimin, i cili u shoqërua nga forcat e policies, por nuk prodhoi asnjë incident.

Gjatë protestës ra në sy momenti kur dy vajza të këtij komuniteti u puthën, ndërsa në duar mbanin një banderolë ku shkruhej: Hatixhja e don Xhemilen.

Parulla të tjera ishin edhe ato ku shkruhej: “Jam krenare që vajza ime është lesbike”, “krenar me qenë vetja” etj. Kjo protestë u zhvillua në kuadër të konferencës vjetore “ERA”.

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *