Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Hashim Thaçi takime të befta në Tiranë, “kokë më kokë” me Ilir Metën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë, ku duket se do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të politikës në vendin tonë.

Paraditen e sotme Thaçi ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta, ndërkohë që presidenca kosovare nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë vizitë dhe njoftim nuk pati as nga pala shqiptare.

Pritja e Thaçit  nga Meta u bë pa ceremoni shtetërore, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë deklaratë për gazetarët nga dy krerët e shtetit. Vizita e kreut të shtetit të Kosovës vjen vetëm një ditë pas votimit të qeverisë së re së Avdullah Hotit dhe rrëzimit të Albin Kurtit, pa zgjedhje të reja në Kosovë.

Pak ditë më parë ishte Ilir Meta që paralajmëroi se ngjarjet aktuale në Shqipëri mund të jenë të lidhura me një tension të mundshëm në të ardhmen në Kosovë. Presidenti nuk dha më shumë detaje.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *