Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Hashim Thaçi flet për herë të parë: Tre problemet me taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për herë të parë për taksën e kalimit në Rrugën e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Thaçi ka kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rishikim të pagesës, edhe pse në parim është dakord me vendosjen e një tarife për mirëmbajtjen.

Sipas Thaçit, fillimisht autostrada duhet të jetë moderne dhe së dyti ata njerëz që nuk kanë mundsi të paguajnë taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit të kenë një alternativë tjetër.

“Nuk jam këtu që t’i komentoj vendimet e qeverisë së Shqipërisë, por e di se ka standarde ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen edhe nga qeveria e Shqipërisë.

E para duhet të kryhet rruga që të jetë autostradë moderne, në anën tjetër duhet të ketë edhe alternativa për njerëzit që nuk kanë mundësi që të paguajnë”, tha Thaçi mbrëmjen e së enjtes në një intervistë për gazetaren Jeta Xharra.

Thaçi tha se taksat duhet të paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, por shtoi se është me interes që të rishikohet çmimi.

“Duhet të kuptojmë edhe diçka tjetër, taksa duhet të paguhet. Tash a janë të larta apo të ulëta, duhet të marrim vendime si institucione të vendit, sepse duhet t’i mirëmbajmë disi autostradat që janë ndërtu. Sikur të ishte përmbyllur rruga, është çështje e diskutueshme.

Unë të them të drejtën nuk kam udhëtuar shumë në autostrada, që t’i di sa paguhet për kilometër. I kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, sugjerimet e qytetarëve dhe njerëzve profesionistë, mendoj se do ishte me interes të rishikohet”, tha Presidenti i Kosovës, duke komentuar për herë të parë vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *