Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Aksídentohet djali i Hashim Thaçit, pòlicia jep detaje

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Kështu ka raportuar Gazeta Shneta, ndërsa Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin.

Policia e ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident, duke thënë se në të janë përfshirë tri vetura.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Sic kanë raportuar mediat, Endrit Thaci është në gjendje të mirë dhe është liruar pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *