Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Hashim Thaçi e akuzoi për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Berisha i përgjigjet ‘flakë për flakë’

Presidenti i Kosovoës, Hashim Thaçi lëshoi dje akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku e akuzoi atë si të implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Thaçi tha se Berisha është filmuar në takimin me Millosheviçin dhe Gligorov, në një prononcim për Top Story. Sipas presidentit kosovar, për këtë video kishin dijeni 3 persona, Rezmi Hoxha, Azem Hajdari dhe gazetari Ali Uka, e që sipas tij Sali Berisha ka gisht në vrasjen e tyre.

Por i menjëhershëm, ishte reagimi i Sali Berishës, i cili ishte i ftuar në emisionin TEMPORA, ku e cilësoi Thaçin si argat të Serbisë, dhe që donte të ndante territorin e Kosovës.

Pjesë nga biseda në studio:

Sonila Meço: Kam një deklaratë që ka bërë zoti Thaçi në këto momente që ne flasim në Top Story. Ka bërë një deklaratë të fortë, Azem Hajdari dhe gazetari Ali Ukaj, si dhe Remzi Hoxha kanë video që vërteton një takim tuajin me me Millosheviçin.

Sali Berisha: Argati i Beogradit meriton vetëm atë që i kam thënë, është argat i Vuçiçit, mjeran i damkosur në mbarë Kosovën dhe tani në mbarë Evropën. Shkoi në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij.

Sonila Meço: Ka shtuar dhe tjetrën, SHIKU i Gazidetes përndiqte aktivistet e lëvizjes për çlirimin e Kosovës?

Sali Berisha: SHIKU i Gazidedes ka bërë punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar ata që vërtet luftonin në Kosovë. Po jo ata të cilët raportonin se janë në Kosovë por loznin letra në vilën e Enver Hoxhës.

Denion Ndrenika: A lidhet kjo vetëm me ata që vinin në zyrën e Iljaz Ramajlit?

Sali Berisha: Jo nuk e thashë atë. Ata që vinin në zyrën e iljaz Ramajlit  kanë qenë Adem Jashari. Në 1993 Adem Jashari ka qenë në Shqipëri.

Denion Ndrenika: I bie që Thaçi të thotë që të kenë qenë këta që përndiqeshin?!

Sali Berisha: Armatoseshin dhe stërviteshin në Shqipëri. Thaci thotë se e kanë arrestuar sepse është gjetur i vrarë shoku i dhomës së tij.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *