Për ish prokurorin Eugen Beçi zbatimi i hartës së re gjyqësore pritet që të sjell pengesa në aksesin e qytetarëve në drejtësi. Kjo pasi duke nisur që nesër, gjykatat e Apelit nuk do të fuksionojnë me në rrethe por vetëm në Tiranë.
Për Beçin kjo do të sjell zvarritje të madhe të proceseve gjyqësore dhe kosto për qytetarët.
“Shqipëria është e vetmja në rajon që bën një riorganizim të tillë, përveç Kosovës. Do të ketë vështirësi në garantimin e aksesit të qytetarit te drejtësia, do të ketë rritje të kostove për qytetarin dhe për vetë shtetin.
Ndryshon gjithë harta e re gjyqësore, nis fillon Apeli dhe me këtë shkrirje të madhe do të ketë zvarritje të madhe të proceseve gjyqësore.
Aksesi i qytetarit në drejtësi do të jetë shumë shumë i vështirë.
Do të ndikojnë këto në shtimin e vetëgjyqësisë, pasi për një proces gjyqësor do të duhet më shumë shpenzime dhe kohë”- tha ai gjatë intervistës në studion e Faxnews me gazetaren Rovena Neziri.