Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga roli mbretëror, çfarë thotë Trump

Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore duke shkaktuar shumë kaos në pallatin ‘Kensington’. Dyshja kanë vendosur të jetojnë të pavarur financiarisht, në Amerikën e Veriut. Për largimin e tyre, ka folur dhe presidenti Trump.

Në një intervistë për “Fox News”, Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e dyshes.  I pyetur nëse mendon se Harry dhe Meghan duhet të kthehen në pallatin mbretëror, Trump është shprehur se nuk dëshiron të ndërhyje por megjithatë i vjen shumë keq që kjo po i ndodh mbretëreshës Elizabeth.

‘Unë thjesht kam një respekt të tillë për Mbretëreshën, nuk mendoj që kjo duhet të ndodhë me të’, tha presidenti.

Më tej ai ka treguar se e konsideron ngjarjen si të trishtueshme dhe se mbretëresha Elizabeth është një grua e shkëlqyer që kurrë nuk ka bërë ndonjë gabim.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close