Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Harrojeni “Black Friday” kjo është dita e shitjeve dhe ofertave rekord në…

Industria “Cyber Monday” (e hëna kibernetike) është duke sjellë një rekord prej rreth 12.7 miliardë dollarësh, lidhur me shitjet në internet sipas vlerësimeve të fundit të kompanisë, duke tejkaluar shitjet online të së Premtes së Zezë.

Klientët kanë rezervuar për rreth dy muaj më parë ofertat nga shitësit me pakicë që kërkojnë të rikuperojnë shitjet e humbura për shkak të mbylljeve të qendrave tregtare dhe dyqaneve, ndërsa Amazon.com shtyu veprimtarinë e saj vjetore promovuese të verës deri në tetor, duke krijuar një sezon më të gjatë se kurrë.

Vlerësimet nga “Adobe Analytics”,  treguan se përfundimi i këtij viti në promovimet e fundjavës së Falënderimeve do të ishte dita më e madhe e shitjeve në internet në histori, me shpenzime midis 10,8 miliardë dollarë dhe 12,7 miliardë dollarë.

Ne po shohim një rritje lartë të blerjeve ndërsa konsumatorët ende vazhdojnë të lëvizin për të blerë nëpërmjet internet këtë vit, playstation 5, telefonat dhe TV të reja që janë blerje tradicionale të së Premtes së Zezë, gjithashtu vijojnë që gjatë ditëve të tjera të ketë kërkesë në internet,” tha drejtori i Adobe Digital Insights Taylor Schreiner.

Ngjarja për ofertat gjatë të Premtes së Zezë, e cila tërhoqi një shitje rekord në internet prej rreth 9 miliardë dollarësh, sipas Adobe, pa që blerësit të dilnin në numër më të vogël në dyqane ndërsa shfrytëzonin blerjet online dhe shmangnin daljen në turma të mëdha.

Konsumatorët kërkuan oferta për dhurata dhe gjëra të domosdoshme duke përfshirë pajisjet më të fundit Xbox dhe PlayStation, kompletet Lego, Roku Stick + dhe Apple Watches.

(E.G/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *