Nëse doni të njihni lojtarin më të çuditshëm, ju prezantojmë me Arlind Ajetin. Ish-mbrojtësi i Shqipërisë duket se do të qëndrojë një vit pa futboll. 26-vjeçari u largua në verë nga Grasshoppers dhe nuk gjeti një ekip të ri.
Mbrojtësi qëndroi 6 muajt e parë pa skuadër, ndërsa u mendua se gjithçka do të ndryshonte në janar. Ajeti kishte pas vetes disa klube, por nuk firmosi me asnjë. Momentalisht, ish-lojtari i Torinos, Crotones dhe Frosinones në Itali është pa skuadër.
Nëse nuk gjen një ekip të ri për shpejt, një vit pa futboll do të sillte shkatërrimin e tij si lojtar. Ajeti mund të bëjë harakiri që në moshën 26-vjeçare. Ai duhet të ishte në kulm të karrierës së tij, por momentalisht është pa skuadër.