Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Vlorë ku është pritur nga kryebashkiaku i këtij qyteti Dritan Leli.
Haradinaj ndërsa ka vizituar Monumentin e Pavarësisë në Vlorë përmes një postimi në ‘Facebook’ është shprehur se shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë tokë.
Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka kundërshtuar çdo mundësi për ‘korrigjim të kufijve’ me Serbinë, duke kundërshtuar kështu qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi.
Nuk dihet nëse kryeministri Kosovës do të ketë një takim me kryeministrin Rama i cili gjithashtu ndodhet në Vlorë, pasi Haradinaj nuk e konfirmoi diçka të tillë.
Postimi i plotë:
Vizitë reflektuese tek baballarët e kombit, aty ku historia e shtetit u vulos me pavarësinë e saj dhe valimin e flamurit.
Monumenti i Pavarësisë në Vlorë është rruga jonë historike dhe memorie se kush jemi.
Sot, nderojmë dhe kujtojmë me admirim guximin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, figurave të mëdha të Shqipërisë dhe çdo shqiptari tjetër, që punuan të pa tunduar nga koha, që sot flamuri kuq e zi dhe kjo tokë ta kenë një emër, të lirë e të pavarur.
Shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë tokë!
RH
(B.H/Faxweb)