Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Haradinaj: Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, Bushati rezistoi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër interesave të Kosovës.

Gjatë një interviste në Ora News, Haradinaj ka thënë se ish-ministri i Jashtë shqiptar Ditmir Bushati nuk pranoi  korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ramush Haradinaj: Rezistoi Ditmiri të them të drejtën, nuk i di motivet e tij meqenëse ai rezistoi në një detyrë e cila ishte pengesë pastaj ndodhën edhe lëvizjet edhe largimet pastaj të Ditmirit deri në mbërritjen e një kosovari të ri. Mund të jetë një djalë shumë i mirë.

Artur Zheji: Ai thotë se çfarë thotë shefi.

Ramush Haradinaj: Por unë nuk e besoj që ai e di se çfarë do të thotë për Kosovën se sa e dëmshme është për të ose ka dëgjuar vetëm argumente të tjera. Por hapja e kufijve pasi neve na thonë diplomatë ndërkombëtarë që ministri i jashtëm e argumenton e lobon idenë e hapjes së kufijve të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Por kam dëgjuar tha prej diplomatëve të tjerë pasi kështu po e argumentonte. Cakaj është tërhequr, ndoshta ka shtatë ose tetë muaj që nuk lobon më për të. Një vit më parë kur ai mori detyrën ishte mjaft entuziast. Për fat të keq po, Ditmiri jo, pasi ai ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj shefit ose zhvillimeve por nuk u bë kurrë shtytës i kësaj ideje.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *