Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Sërish para togave të zeza? Haradinaj shprehet kundër faljes për krimet e luftës në Kosovë: Përballem me çdo gjykatë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka folur për situatën politike në Kosovë është ndalur tek debati i fundit, ai për tezën për të arritur marrëveshjen me Serbinë duhet falur krimet e luftës.

Haradinaj për News 24 u shpreh kundër një amnistie për krimet e gjenocidit serb në Kosovë dhe tha “unë 2 herë kam dhënë dorëheqjen dhe përballem me çdo gjykatë për të vërtetuar pafajshmërinë e shqiptarëve, timen dhe të UÇK-së”.

“Jo vetëm ne që jemi shqiptare, apo Ballkani por gjithë bota e di çfarë ka ndodhur në luftën e 1998- 1999. Regjimi i Millosheviçit kreu gjenocid, aq sa detyroi botën të ndërhyjë. Ishin momente të vështira për shqiptarët. Kosova s’duhet të ketë pozicion inferior.

UÇK s’ka pse të ndihet keq prandaj duhet të kërkojmë drejtësi për viktimat. Unë 2 herë kam dhënë dorëheqjen dhe përballem me çdo gjykatë për të vërtetuar pafajshmërinë e shqiptarëve, timen dhe të UÇK-së”, u shpreh kreu i AAK.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *