AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Haradinaj emëron drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë (EMRI)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Kreshnik Gashin. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka emëruar edhe Burim Ramadanin si Inspektor të Përgjithshëm të AKI. Sipas Haradinajt, këto vendime janë marrë bashkë më presidentin Hashim Thaçi.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Ramush Haradinaj në postimin e tij.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *