Kreyeministri Edi Rama dhe komisioneri për zgjerimin në BE Johanes Hahn, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku edhe iu përgjigjën pyetjeve të ardhura nga gazetarët.
Komisioneri Hahn theksoi se nuk do të ketë kushte të tjera, por kërkoi që të avancimi me zbatimin e reformave të mos ndalet aspak, madje të shtohet edhe më shumë ritmi.
A ka kushte të tjera për Shqipërinë, cila është kërkesa kryesore që BE i bën Shqipërisë?
“Së pari, do doja ta theksoja këtë edhe njëherë: S’po fusim asnjë kusht të ri, ajo po bëjmë është një proces që është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat dhe do zhvillohet në çdo vend tjerë që do jetë kandidat. Do duhet të identifikojmë se ku qëndron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me atë të BE-së.
Le të marrim shembull vetingun, ishte një element thelbësor me rrëndësi në kuadër të tërësisë së shtetit të së drejtës, por është pjesë e mozaikut dhe ka shumë të tjerë. Po përpiqemi të shohim ku është vendi, situatën e përligjshme që ta krahasojmë. Dhe më pas të bëjmë një proces rivlerësimi. Do shihen rezultatet dhe për të përcaktuar mandatin e negociatave bazuar në këtë proces”, deklaroi Hahn.
Ndërkohë nga ana tjetër Rama u shpreh se vendi jonë ka bërë ka marrë një vlerësim të merituar për reformat që ka ndërmarrë.
“Nëse një vit më parë ne ishim në një betejë të madhe politike dhe publike dhe në një ethe kombëtare do ketë Vetting nuk do të ketë Vetting, sot një vit më vonë ne po shohim pastrim të përditshëm dhe brutal të pallatit të drejtësisë. Nëse e shohim në raport me një vit më parë është i jashtëzakonshëm.
Jo se e kërkon komisioneri dhe na tha bëni këto gjëra se kështu duma ne. Ne kemi marrë një vlerësim të merituar, nuk do të ishte afruar kurrë Franca apo Hollanda nëse nuk do ishin këto rezultate.”
(M.Q/Faxweb)