Ministria e Jashtme ka reaguar ditën e sotme për vendimin e Greqisë që i hapi rrugë kalimit të punëtorëve sezonale shqiptare që punojnë në vendin fqinj.
Ministria shqiptare sqaron se duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.
Më tej, Ministria thekson se përvecc kësaj kategorie nuk do lejohet asnjë tjetër, duke shtuar se kuota ditore e pranimit është 400 persona.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.
Njoftimi i plotë
Duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.
Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr
Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke. Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë).
Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
(E.H/Faxweb.al)