Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Hapet loja/ Pas Zani Çaushit, kërkon lirimin dhe Gaxhai i famshëm i Vlorës

Pas Zani Çaushit lirimin nga bùrgu e kërkon dhe i forti tjetër i Vlorës, Gazmend Brakaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Gaxhai.

Brakaj drejtonte një bandë e cila kishte konflikte me bandën tjetër të Zani Çaushit në Vlorë, i cili po ashtu kërkonte dje uljen e dënimit.

Kujtojmë se Brakaj vuan dënimin në bùrgun e sigurisë së lartë në Peqin. “Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi në masën 90 ditore.

Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të “Gaxhait”, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

Brakaj ka dy dënime përjetë, i pari i është dhënë për vrásjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me bùrg përjetë i është dhënë për vrásjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” i ka bashkuar në një të vetëm. (E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *