Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Hapet kufiri i Shqipërisë me Greqinë, dyndje në Kakavijë. Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen

Sot është hapur kufiri i Shqipërisë me Greqinë dhe lëvizjet nuk kanë qenë të pakta. Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj tregon gjithçka po ndodh në Kakavijë duke nisur nga plotësimi i formularit.

Të gjithë emigrantët që duan të shkojnë në shtetin fqinj duhet të plotësojnë një formular që tregojnë se nga cili vend vijnë, pjesëtarët e famljes, në cilin vend do të shkojnë, arsyet e udhëtimit dhe bien dakord të karantinohen në banesa apo hotele për periudhën 14 ditore.

Ndonëse disa e quajnë humbje kohe pasi janë kujdesur në vendin tonë, kanë pranuar që të karantinohen. Një prej arsyet e largimit është ekonomia e dobët me të cilën janë përballur gjatë kësaj kohe.

Nuk kanë munguar pyetjet për ushtrimin e kontrolleve mjekësore, për të cilën janë përgjigjur “Jo”. Pjesa më e madhe kanë deklaruar se po udhëtojnë drejt Greqisë për punësim në ishuj dhe vende turistike pasi ka nisur sezoni veror. Por nuk kanë munguar punësimet në sektorin e bujqësisë, për të cilin Greqia kërkoi disa herë hapjen e kufijve që të merrte punëtorë sezonalë nga Shqipëria.(A.M/Faxweb.al)

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *