Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Hapet ditari sekret i Michael Jackson

11 vite nga vdékja e tij, ende vijojnë të zbulohen sekrete apo prapaskena nga jeta e yllit të popit Michael Jackson. Një libër i ri mbi jetën e tij, bazuar në ditarin e tij sekret, zbulon se si Michael kishte planifikuar të bëhej i pavdékshëm.

Përveç tregut muzikor, kishte planifikuar të pushtonte edhe hollivudin, për t’u bërë kështu i pari artist multimiliarder. Titulluar e vërteta, në libër thuhet se pak muaj para vdékjes legjenda e muzikës shpresonte që të bëhej sa më shpejt një yll i kinemasë.

Donte të ishte më i miri i të gjitha kohërave, njëlloj si idhujt e tij Charlie Chaplin dhe Walt Disney. Qëllimi ishte të fitonte 20 milionë Dollarë në javë dhe për këtë kishte rënë dakord për një sërë aktivitetesh, përfshirë koncerte dhe disa kontrata filmi.

Michael mbase nuk ishte i ndërgjegjshëm që tashmë ai ishte i pavdékshëm si artisti me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e muzikës dhe pikë referimi për shumë breza që erdhën më pas.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *