AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Hape derën, ta çaj fytin o të q…”, degjeneron situata në Durrës, banorët e prekur nga tërmeti shtyhen në rradhë për ushqime

Qeveria nuk po arrin dot t’i organizojë ashtu siç duhet ndihmat për qytetarët e prekur nga tërmeti. Në Durrës, i cili ishte edhe një nga qytetet që u shkatërrua më shumë nga lëkundjet e tokës, duket se punonjësit e emergjencave nuk po ia dalin dot të menaxhojnë situatën e krijuar nga banorët që kërkojnë ndihmat e tyre.

Në një prej pikave të caktuara për shpërndarjen e ndihmave të mbledhura, qytetarët janë në kaos total. Sipas videos së mëposhtme, banorët e shumtë në numër ngjeshen pas njëri-tjetrit për të marrë ushqim e batanije, por askush nuk iu jep gjë. Qytetarët mjaft të irrituar me situatën e krijuar i bërtasin punonjësit të policisë që ndodhet tek dera.

“Po hapeni ore hapeni”, dëgjohen ulërimat e banorëve të Durrësit. Ka edhe nga qytetarë që i bërtasin dhe ofendojnë e kërcënojnë njëri-tjetrin.  “Pushoni ore”, “Ta çaj fytin, o të q…. robt”, “Po futu mor vlla”, “Po sna lënë ore të hyjmë”, janë disa nga ulërimat që dëgjohen në video.

Mesa duket, qeveria nuk po ja del dot t’iu vijë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti ashtu siç duhet, edhe pse vazhdimisht deklarohet se janë mbledhur shumë ndihma.

Madje kryeministri Edi Rama bëri thirrje pak ditë më parë që të mos dërgohen më ndihma ushqimore, por vetë lekë sepse nuk ka më vend nëpër kampe, por ç’është e vërteta çdo ditë po shohim dhe dëgjojmë qytetarë të ankohen sepse akoma nuk kanë marrë asgjë, madje as për tu ushqyer.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion një numër ku mund të kontaktojnë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihma

“Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile i bën me dije se, në fuksion të informimit të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje, është në dispozicion të tyre numri i posaçëm në Qendra Kombëtare Operacionale +355694110198. Kontaktoni në këtë numër për të mësuar vendndodhjen e pikës më të afërt për shpërndarjen e ndihmave”,  njoftoi Ministria e Mbrojtjes.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *