Si kurrë më parë ky fillim maji e ka gjetur Voskopojën në gjendje të mjèruar dhe të tríshtë.
Banorët e këtij fshati turistik shprehen për Fax News se është hera e parë që Voskopoja mbetet e heshtur, pa turistë gjë që ka çuar në një dèm të ekonomisë pasi mënyra e vetme që këta banorë sigurojnë të ardhurat është turizmi.
“Nuk ka qenë asnjëherë kështu. Voskopoja ka patur turistë, ishte plot, rrugë me gjallëri. Kemi mbetur të vdèkur. S’kemi të ardhura nga asnjë lloj gjëje. Hanim tre herë, tani hamë një herë.”
Ka dhe nga ata që jetojnë në kushte të varfèrisë ekstrème të indinjuar shprehen se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga shteti dhe askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen e tyre.
“Ka një muaj e gjysmë që është bosh, që me fillimin e karantinës dhe s’ka qarkullim fare.”
“Kjo është gjendja më e kèqe që kemi parë. Një ajër i freskët i bukur i këndshëm, por nuk shohim njerëz, kjo na trishton.”