Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 37-vjeçari, Hamza Çela, i cili pasditen e së hënës masakroi për vdekje me thíkë bashkëfshatarin dhe të afërmin e tij, 77-vjeçarin Ramadan Çela. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të Poliçanit, në rrethin e Skraparit, në shtëpinë e të ndjerit, i cili ndodhej vetëm në momentin e krimit mákabër.
Autori dhe viktima kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin. 37-vjeçari u vu në pranga pak minuta pas krimit që kreu, teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me këtë ngjarje mákabre një dëshmi tronditëse kanë dhënë dhe të afërmit e të ndjerit. I afërmi i të moshuarit të ndjerë shtoi se trupi i tij ishte gòditur me thíkë, ndërsa gryka i ishte çarë, ku dhe autori i ka hequr edhe zemrën nga trupi.
“Pershendetje JOQ! Per ngjarjen e skraparit qe u vra me thíke 77 vjecari ka qene i afermi im. I eshte prère koka dhe i ka shkulur dhe zemren. Kam qene vete ne vende ngjarje eshte per te ikur mendja. U cmendem kur pam qe i gjith trupi ishte gòditur me thíke dhe koka ishte e prère dhe ishte care gryka ku i ka hequr dhe zemren. Shkaku kryesor i vrasjes eshte nje toke. Jemi te tronditur ku ska ku te veje me shum dhe per te shkruar na dridhen gishtat”
Ndërkohë, një i njohur i autorit zbulon detaje të tjera. Sipas tij, 37-vjeçari vùante nga probleme të shëndetit mendor dhe prèj disa vitesh merrte ilaçe.
“Personi ne foto esht autori i vrasjes ne Skrapar. E njoh autorin. Ai vùante nga probleme mendore dhe ishte me ilace prèj disa vitesh. Nuk ka qen mire nga mendja”.