Gjykata ka vendosur ‘bùrg pa afat’ ndaj 37-vjeçarit Hamza Çela, i cili pasditen e së hënës másakroi për vdèkje me thíkë bashkëfshatarin dhe të afërmin e tij, 77-vjeçarin Ramadan Çela. Mësohet që avokati Agron Mahmutaj është shprehur se 37-vjeçari është me raport mjekësor shenja të skízofrenisë.
37-vjeçari Hamza Çela ka mbritur në Gjykatën e rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias për shkak të situatës pandemike nga virusi Covid-19. Seanca zgjati rreth 1 orë ndërsa prokurori i çështjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë, e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të Poliçanit, në rrethin e Skraparit, në shtëpinë e të ndjerit, i cili ndodhej vetëm në momentin e krímit mákabër.
Autori dhe viktíma kishin lidhje gjáku me njëri-tjetrin. 37-vjeçari u vu në pránga pak minuta pas krímit që kreu, teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë ngjarje mákabre një dëshmi trònditëse kanë dhënë dhe të afërmit e të ndjerit. I afërmi i të moshuarit të ndjerë shtoi se trupi i tij ishte gòditur me thíkë, ndërsa gryka i ishte çarë, ku dhe autori i ka hequr edhe zemrën nga trupi.
77-vjeçari Ramadan Çela,që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit, ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore dhe pemtarinë, por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga Hamzai dhe pasi ra në tokë u masakruar nga autori, derisa gjeti vdekjen nga gjakëderdhja.
Autori që shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes, në përpjekje për t’u larguar nga fshati.
(F.GJ/FAXWEB.AL)