Në mbrëmjen gala të vitit 2016 Federata Shqiptare e Futbollit ka dorëzuar edhe titullin “lojtarit të vitit”, të zgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve të Superiores.
Hamdi Salihi, golashënuesi i cili është kthyer në kampionatin shqiptar me fanellën e Skënderbeut është fituesi i këtij edicioni, shkruan Panorama.
“Faleminderit për vlerësimin, është diçka jashtëzakonisht e madhe që fitoj këtë trofe në këtë vit që ishte ndoshta më i miri i futbollit shqiptar”, tha Salihi pasi mori trofeun e fituesit.
Bashkë me trofeun simbolik, FSHF i dorëzoi sulmuesit edhe një çek prej 200 mijë lekësh.(J.V/Shuplaka)