Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kanceri duhet të largohet nga trupi!”, analisti bën deklaratën e papritur për Thaçin: Nuk e lejojnë që të dorëhiqet!

Analisti Hajro Çini i ftuar në emisionin “Pasidite me Xhaxhiun” në Fax News, foli në lidhje me aktakuzën e ngritur Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohet për krime kundër njerëzimit.

“Jam shumë optimist si për Kosovën dhe për atë që do të ndodhë në Shqipëri. Kosova edhe pse është lajm tronditës që presidenti është thërritur për tu gjykuar si kriminel, unë besoj se është lajm shumë i mirë. Kanceri duhet të largohet nga trupi në çdo moment që shfaqet. Ta fshehësh është e dëmshme. Serbët do ta shfrytëzojnë politikisht këtë. Por nga ana praktike serbët janë në humbje sepse po humbin edhe kalin e Trojës që ato kanë në Kosovë.”- tha Çini.

Xhaxhiu: Si e parashikoni këtë ngërç në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd?

Çini: Dialogu do të vazhdojë por me ritmin normal dhe jo me ritmin që ishte diktuar. Beogradi është i detyruar që të bëjë marrëveshje se nuk hyn në BE. Dialogu do të vazhdojë.

I pyetur në lidhje me dorëheqjen presidentit Hashim Thaçi, Çini tha se Thaçin nuk e lënë që të japë dorëheqjen ato që e kanë sjellë në ’98, pasi duan që të shkojë para gjykatës si president dhe ta shfrytëzojnë për propagandë.

“Ne kemi dy shembuj fantastike Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si burrat dhe na ka nderuar si komb, kurse Thaçi nuk jep dorëheqjen sepse nuk e lënë ato që e kanë sjellë në skenë në 98 nuk e lënë që të japë dorëheqjen dhe Thaçi të shkojë si president në Gjykatë që ato ta shfrytëzojnë për propagandë që ja Kosova po gjykohet. Nuk është i lirë, por do të jetë i detyruara. Akuza është bërë publike.”- tha Çini.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *