Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Hajdutët e veçantë/ Kujdes! Dinë t’i dallojnë mjaft mirë sendet me vlera, e vështirë të “negociosh” me ta

Majmunët hajdutë në Bali kanë më shumë të ngjarë të vihen pas artikujve me vlerë për turistët sesa atyre pa ndonjë rëndësi të madhe, dhe është e vështirë të negociosh me ta për rikthimin e tyre nëse bëhet fjalë për të tilla sende.

Sipas një studimi, ata duan më shumë gjëra në shkëmbim kur bëhet fjalë për sende, sesa kur duhet të kthejnë mbrapsht një çantë bosh. Studiuesit nga Universiteti i Lethbridge, Kanada dhe Universiteti Udayana, Indonezi, studiuan sjelljen e majmunëve në Tempullin Uluwatu të Bali.

Majmunët makaka në tempullin Uluëatu si dhe në pyjet e majmunëve Ubud kanë një reputacion të keq për ngacmimin e vizitorëve. Për të studiuar sjelljen e tyre, ekipi kaloi 273 ditë në tempullin në Bali dhe regjistroi mbi 2,000 ndërveprime midis majmunëve dhe turistëve.

Pritja më e gjatë para se një send i vjedhur të kthehej ishte 25 minuta, përfshirë 17 minuta negociatë. Për artikujt me vlerë më të ulët, majmunët kishin më shumë të ngjarë të përfundonin seanca të suksesshme të këmbimit duke pranuar një shpërblim më të vogël.

Duke vëzhguar preferencën e tyre për stimujt që stafi i tempullit u ofroj turistëve që dëshironin të mblidheshin sendet e tyre, shkencëtarët identifikuan vlerat relative të shpërblimeve ushqimore për majmunët, të tilla si vezët e papërpunuara apo qeset me fruta.

Këto vëzhgime lënë të kuptohet  se majmunët kanë fituar shoqërisht me kalimin e kohës më shumë kuptime mbi ekonominë.

Sjellje të tilla mësohen nga majmunët gjatë gjithë fëmijërisë së tyre deri në moshën katër vjeç, sipas hulumtimit, i cili u financua nga Këshilli i Kërkimeve të Shkencave Natyrore dhe Inxhinierisë së Kanadasë (NSERC) dhe Instituti i Kërkimit të Lojërave të Fatit në Alberta (AGRI).

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *