Një hajdut i cili hyri në shtëpinë e katër studenteve të një kolegji dhe pa pornografi në laptopin e njërës prej vajzave, është burgosur.
Gjykata Superiore e Orange County trajtoi çështjen se si në Tetor të viti 2018 Jonathan Jose Ruiz theu një dritare në shtëpinë e vajzave të reja dhe hapi sirtarët e tyre me të brendshme duke i shpërndarë në të gjithë shtëpinë. Ai ka përdorur dhe laptopin e njërës prej vajzave për të hapur faqe pornografike.
Një hetim i mëvonshëm i policisë gjeti spermë në laptop ku ADN-ja u përputh me të pandehurin.
ADN-ja e të dyshuarit ishte tashmë në dosje sepse Ruiz ishte dënuar për vandalizimin e tualeteve në Shkollën e Mesme të El Modena në 2017, sipas të dhënave të gjykatës.
Ruiz gjithashtu piu qumësht nga frigoriferi i vajzave dhe hëngri disa biskota përpara se të linte gotën e qumështit mbi një tavolinë.
Tani, në moshën 22 vjeç, Ruiz u deklarua fajtor për vjedhje banese të shkallës së parë dhe vandalizëm me dëm prej më shumë se $ 400. Ai u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj pas hekurave nga gjykatësi i gjykatës superiore të Orange County Gary Pohlson.
(E.H/Faxweb.al)