Bujar Rogova nga Gjakova, i cili disa ditë më parë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të mbështetjes ndaj Iranit dhe thirrjes së tij për hakmarrje kundër Amerikës pas vrasjes së gjeneralit, Qasem Soleimani.
Në një video, Bujar Rogova, shihet duke biseduar në rrjetin social Facebook me një person që e quan tezak, ku haptas bën thirrje për të luftuar, në Siri.
“Deri tani ju prita me ato fjalë jo tezaku jem se jo ti po as ISIS-i n’Bagdad s’ka mujt me më nal e jo ni Safet K…” dëgjohet duke biseduar Bujar Rogova.
Ai më tej përmend shkatërrimin e tyrbeve që po bëhen në Siri nga ana e ISIS dhe bën thirrje për të shkuar për të luftuar në Siri.
“Hajdi bre burra bëhemi krejt bashkë, shehlert le ta japin fetven se tyrbet e baballarëve po dojn me u shkatërru po dojn me u prish, hajde shkojna ta derdhim gjakun”.
Siç dihet pjesëmarrja në luftëra të huaja apo bashkimi me grupe terroriste jashtë vendit është e ndaluar ashpër me ligje të Republikës së Kosovës ku parashihet dënimi deri në 15 vjet burg.
Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi dhe komunikime të Bujar Rogovës nëpër rrjete sociale ku ai bisedon me persona të ndryshëm.
Madje në një komunikim që bën me një person me emrin Berlind, ai debaton ashpër me të e ku ndër të tjera Berlindi e kërcënon duke i thënë “He more hala se din sa njërin e kom myt, jam kan në burg 2013 jam dal e sheh…”
Ndërsa në disa fotografi Bujar Rogova shihet kudo duke mbajtur pas vetes edhe djalin e tij dhe shumë persona të tjerë nëpër tyrbe dhe xhami ku njëri prej tyre është edhe hoxha kontrovers nga Peja, Drilon Gashi.
Lidhjet e sektit shija në Kosovë me shtetin e Iranit po dalin të jenë të rrezikshme për vendin.
Ky sekt fetar, së bashku me një organizatë të njohur si “Al-Batul”, po zhvillojnë veprimtari të dyshimta në Kosovë.
Dy figurat kryesore që po zhvillojnë prej shumë vitesh propagandë janë dhe Ikba lle Berisha-Huduti.
Kjo e fundit, u arrestua para disa ditësh nga Policia e Kosovës nën dyshimin për lidhjet e saj me Iranin dhe thirrjet hakmarrëse ndaj SHBA-së.