22:38 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Hajde se ka ardhur një burrë”, rrëfimi i gruas së braktisur prej 23 vitesh nga i shoqi: Iku me tjetrën që e ndau edhe atë nga burri, djali nuk e njohu të atin

15:35 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hajde se ka ardhur një burrë”, rrëfimi i gruas së braktisur prej 23 vitesh nga i shoqi: Iku me tjetrën që e ndau edhe atë nga burri, djali nuk e njohu të atin

Emisioni “Historia ime” ditën e sotme solli historinë e një nëne që prej 23 vitesh është duke rritur e vetme 3 fëmijët e saj, për shkak se bashkëshorti i ka braktisur.

Hanme Suli 57 vjeçe tregoi se pas ardhjes në jetë të djalit të tretë, bashkëshorti shkoi në emigracion, por që atëherë nuk u kthye më. Pak kohë më vonë ajo mësoi se ai kishte ikur me një tjetër femër, me të cilën bashkëjeton sot dhe ka një fëmijë.

Në vitin 2004, bashkëshorti u kthye në shtëpi, por djali i vogël nuk e njohi. Ai qëndroi vetëm dy javë dhe u largua sërish. Hanme nuk arrin të kuptojë sesi një baba i dashur si ai braktisi fëmijët, u ktheu kurrizin dhe nuk u interesua më për ta.

Ju keni 3 fëmijë?

Hanme Suli: Po!

Mbas djalit të tretë, ai u largua përfundimisht nga shtëpia?

Hanme Suli: Kur isha shtatzënë me djalin e dytë më ndodhën disa gjëra familjare, ekonomia. Borxhet që kishte marrë vetë burri, u detyrova të shisja shtëpinë dhe kam ikur në një kasolle. Dhe fisi dhe sot e kësaj dite më thotë pse e shite shtëpinë? Unë e shita si e si, që ai të ishte me familjen.

Shleve borxhet e atij?

Hanme Suli: Po!

Po pse merrte borxh?

Hanme Suli: Nuk e di. As sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar.

Djali i dytë lindi në kasolle?

Hanme Suli: Po! Ngela shtatzënë dhe me të tretin. I thashë mos shko në Greqi, se ikte dhe nuk e marr vesh pse ikte se nuk sillte gjëra financiare. U detyrova i thashë rri ti, mbaj fëmijët se po shkoj unë në punë. U detyrova ika unë në punë, kur djali i vogël ishte 2 vjeç.

Sa zgjati kjo situatë?

Hanme Suli: Zgjati deri në ’98.

Pastaj ç’ndodhi më pas?

Hanme Suli: ’98-’99 kemi pasur debate gjithë kohës, se i thosha o mos ik, ose të ikim të gjithë. Ai iku dhe nuk u kthye më. Tha do t’ju marr dhe ju atje me gjithë fëmijët, mirë i thashë unë, por kishte ikur me personin që është dhe sot. Pavarësisht se prishi dhe familjen tjetër, me familjen tjetër ishte i kërcënuar.

Ti ke shkuar atje ku ishte ai në Greqi?

Hanme Suli: Po isha vjet.

Si shkove në shtëpinë që ai kishte krijuar me një grua dhe fëmijë tjetër?

Hanme Suli: Vajta se më dolën problem tokash, shtëpia. Se atë kasollen e shita pastaj, shita dhe tokë dhe bleva një ndërtesë ku jam sot.

Sa vjet kishe pa e takuar?

Hanme Suli: Ai erdhi në 2004-n, se isha e sëmurë, isha gati një vit e sëmurë nga nervi isha rëndë.

Vjen bashkëshorti që kishte ikur që në ’98?

Hanme Suli: E keqja ishte se djali i vogël nuk e njihte, se e la të vogël. Vjen dhe ju thotë vëllezërve, hajde se ka ardhur një burrë në shtëpi. Unë isha tek shtëpia e vëllait dhe ai vjen. Ndenji 2 javë sa bëri pasaportën. Kjo më bën çudi si mund të ndahet një njeri nga familja, 3 fëmijët i mbante. Njeriu ka 2 krahë, ai i mbante 2 në dy krahët dhe tjetrin në qafë. Edhe më bëri përshtypje, si mund të lërë ai fëmijët dhe të iki t’ju kthejë kurrizin, më ka vrarë gjithë jetën kjo. Nuk e kuptoj./tvklan.al

Pas

Meta lajmëroi tubim me 2 Mars, reagon qeveria: Zoti e ndihmoftë, presidenti i ka dalë gjuha jashtë kontrollit

Para

Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesja e mjetit (EMRI)

Para
Aksident me vdekje në Koplik, një tjetër mbetet i plagosur

Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesja e mjetit (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Luizi, Kiara dhe Efi dëgohen në nominim nga Dea Mishel, njëri prej tyre lë sonte shtëpinë e BBV

Arrestohet një i mitur shqiptar në Greqi, akuzohet për trafik droge

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

Peshkaqeni sulmon 16-vjeçaren duke notuar, ngjarja e pazakontë përsëritet pas 100 vitesh

Çfarë duhet të keni kujdes për zemrën kur është ftohtë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.