AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Hajde mandate turpi! Shesim mandate turpi!”, të rinjtë e FRPD-së ironizojnë betimin e deputetëve para Kuvendit

Ndërkohë që fillon seanca Parlamentare e kësaj të enjte, ku dhe do të betohen 3 deputetët e rinj të opozitës, si  Korab Lita, Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi, ndryshe nga herët e tjera,  opozita sot nuk ka vendosur të organizojë protestë përballë Kuvendit, por një gjë e tillë ashtu sikurse është paralajmëruar më herët është lënë për ditën e shtunë.

Mirëpo, pavarësisht mungesës së protestës masive nga opozita, janë të rinjtë e FRPD-së ata të cilët nuk e kanë lejuar seancën e sotme të vijoj normalisht. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike ata janë mbledhur duke protestuar kundër pranimit të mandateve nga deputetët.

Me pankarta “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrekë ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka” dhe “ Parlament i krimit!”, si dhe nën thirrjet: “Hajde mandate turpi!”, “Shesim mandate turpi!”, të rinjtë e FRPD-së kanë ironizuar çështjen e pranimit të mandateve nga deputetët e rinj, duke marshuar para Kuvendit.

Kujtojmë se sipas axhendës gjatë ditës së sotme në Kuvend  do të trajtohen dy çështje kryesore, çështjea e integrimit dhe raporti i komisionerit per mbrojtjen nga diskriminimi.(lexo këtu)

(FaxWeb/B.L)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *