Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Hajde, hajde”, Zaho fiksohet me kalin, Rama nuk e lë që të hipi: Lopën e njeh ky se është katunar (Video)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka marrë një ditë më parë djalin e tij të vogël, Zaho, dhe ka shkuar që të vizitojë panairin “Shqipëria punon tokën”.

Rama ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, teksa shfaqet së bashku me Zahon gjatë vizitës në të gjitha stendat njëra pas tjetrës, por u ndalën tek ajo e kafshëve.

Në video dëgjohet teksa Zaho kërkon që të ushqejë një kalë të bardhë që ishte i gjinisë femërore me emrin Kristi. Zaho merr një copë mollë dhe e ushqen kalin teksa dëgjohet duke thënë: “Ky është i vogël apo i madh? Më mban dot?”.

Por i vogli i kryeministrit mesa duket kërkonte një tjetër kalë, Ponin. “Ku është Poni?”, thotë ai. Nga ana tjetër, Rama e gënjen duke i thënë se Poni ka shkuar të flejë gjumë.

E teksa u larguan nga aty, Zaho ka një kërkesë për Edi Ramën: “Po unë dua të hip në një kalë”, ku i përgjigjen: “Nesër do të bëjmë një xhiro me kalë, se sot ishte i lodhur”. 

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *