Ish-drejtues i policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj në një interviste në ‘skype’ për Fax Neës foli në lidhje me situatën e krimit në vend, ku së fundmi janë rregjistruar shumë ngjarje kriminale.
Hajdarmataj tha se fokusi i policisë, në këtë kohë është zhvendosur në punë dytësore, ndërkohë që policia e shtetit duhet të ketë objektiv parandalimin e krimeve.
“Faktorët që ndikojnë, mendoj se ka shumë faktorë ndër më kryesorët unë do të rendis, mosvëmendja e policisë së shtetit në këto momente për sa i përket parandalimit të gjithë llojëve të krimeve që mund të jenë vrasjet, trafiqe të ndryshme. Policia aktualisht nuk e ka vëmendjen e plotë për të bërë të mundur parandalimin e krimit në përgjithësi.
Fokusi i policisë së shtetit këto kohë pandemie që për mendimin tim është I gabuar është drejtuar në postblloqe, po merret me një punë dytësore. E ka lejen se ka lejen, do shkoj në punë nuk do shkoj, po merret me një punë dytësore. Por mendoj se objektivi kryesor i policisë së shtetit është parandalimi një ngajrje kriminale.
Mund të themi se kemi pasur një ulje të aktivitet kriminal, në kuptimin e aktivitetit në dukje, por sipas mendimit tim edhe gjatë periudhës së pandemisë, mendoj se grupet kriminale kanë punuar kanë hartuar planet e tyre kriminale që në çdo mënyrë të hartojnë planet e tyre krimanile. Vrasja e dy vëllezërve në Durrës është e mirëmenduar dhe kriminale. Kanë menduar momentin e vrasjes, ato që kanë kryer këtë krim dhe në asnjë moment nuk kanë qendruar në qetësi por kanë bërë të mundur që të realizojnë vrasjen.”- tha Hajdarmataj.