Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Hajdarmataj i pastër dhe me vlerësime të larta profesionale, çfarë iu gjet për pasurinë

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do të hetohet në të treja shtyllat e rivlerësimit që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Derimë tani gazetari i Fax news Sokol Dema, që po ndjek seancën raporton se nuk janë gjetur shkelje nga ana e Hajdarmatajt, ndërsa raporti i ILDKPI për pasurinë ka qenë pozitiv, pasi nuk ka bërë deklarim të rremë.

Hetimi i KPK për pasurinë konsistoi se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, 5 dhe 1 mln lekë të reja. Subjekti ka deklaruar të ardhurat nga paga. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se subjekti ka patur mundësi të ruaj këtë shumë parash. Ai ka përfituar dhurata nga i vëllai në Angli. Ka paraqitur të dhëna për ligjshmërinë e të ardhurave nga vëllai.

Në lidhje me figurën, DSIK ka deklaruar se Hajdarmataj është i përshtatshëm për vijimin e punës.

Në lidhje me aftësinë profesionale, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë hetim të thelluar. Të dhënat statistikore, subjekti nga shkurt 2013 deri ne maj 2015 ka qenë drejtues në P. Durrës, pastaj te Krimet e Rënda. Pas marsit 2015 deri në maj 2018 ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nuk rezulton që të ketë të dhëna me persona të papërshtatshëm.

Është vlerësuar shumë mirë nga Prokurori i Përgjithshëm për vitet 2013-2016. Subjekti i vlerësimit ka aftësi për interpretim dhe zbatim ligji. Në pesë dosjet e analizuara, ka rezultuar mjaft i suksesshëm, me provat e administruara. I kushton rëndësi çdo fakti penal, konstatohet se është efiçent dhe efektiv.

Rezultojnë 11 denoncime të ardhura pranë KPK dhe tre të raportuara në media. Pas analizimit të denoncimeve, KPK nuk rezulton se ka indicie për hetim. Kanë ardhur dhe tre denoncime anonime, çfarë bëri të hapej edhe një herë hetimi. KPK kërkoi informacion dhe hetoi.

Në denoncime pretendohej se ai ka miqësi me shtetasin M.L. i akuzuar për trafik droge. Sipas denoncimit, subjekti ka përdorur automjetin e tij dhe se kanë lëvizur edhe jashtë. Gjithashtu, ai ka shoqëri edhe me V.K., një tjetër person i rrezikshëm.

Një tjetër denoncim ka qenë për shpalljen e moskompetencës për dosje të ndryshme kundrejt drogës. KPK ka analizuar të dhënat dhe nga hetimi i kryer nuk rezulton të ketë lidhje me të. Nuk kanë rezultuar të dhëna të dyshimta.

Ndërkohë që vetë Hajdarmataj ka deklaruar se është dakord me hetimin e thelluar të KPK, i cili sipas tij ka qenë shumë korrekt dhe objektiv.

Hajdarmataj: Jam dakord me hetimin e thelluar të KPK, një hetim i gjatë edhe për shkak të numrit të madh të denoncimeve. Hetimi shumë korrekt dhe objektiv. Më ka bërë përshtypje për gjithë ato denoncime për mua, edhe për pëfitime të pasurive. Doja të fokusohesha vetëm tek pricedimet dhe zgjidhjes së çështjeve që janë pretenduar se kam bërë.

Çështja për procedimin penal të vitit 2010, unë kam qenë prokuror i çështjes, unë përveç rolit si drejtues kam bërë edhe hetime. Më rezulton se ky procedim penal, ka qenë kur unë kam qenë i gatshëm dhe kjo është arsyeja që kam qenë prokuror i saj.

Aty janë konstatuar zvarritje në vemdimmarrje. Jam munduar të jem i siqertë pasi kjo ka ardhur pasi ka patur shumë ngarkesë në Prokurorinë Durrës, pasi nuk kam patur as zëvendësues si drejtues.

Nuk kam patur asnjë qëllim për zvarritje dhe sipas denoncuesit, ato argumenta nuk qëndrojnë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *