Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Habit Sandër Lleshaj/ Ankohet në Komision: Paguhem sa roja i homologut kosovar, e mësova në takim me ministrat e Ballkanit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në përpjekje për të justifikuar pagat e ulta të punonjësve të Policisë në Shqipëri, ka treguar edhe rrogën e tij, ndërsa i ka habitur të gjithë kur ka thënë se merr aq sa roja i homologut të tij në Kosovë.

Këtë Lleshaj e ka mësuar në një takim me ministrat e Ballkanit që me sa duket veç çështjeve të rëndësishme për të cilat flasin, diskutojnë edhe problemet e rrogave, ndërsa rrëfen se i ishte thënë se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës është 900 euro.

”Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë. Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë”, tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ministri i Brendshëm ka kritikuar gjatë fjalës së tij në këtë Komision projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2020, i cili nuk parashikon rritje rroge për punonjësit e Policisë së Shtetit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *