Mbrojtësi i majtë Marcelo i futi të gjithë në panik në ndeshjen ndaj Serbisë, pas dhimbjeve të minutës së 10’ që e detyruan të braktiste fushën e lojës për ti lënë vendin Felipe Luisit.
Por dëmtimi nuk duket aq i i rëndë sa u tha në fillim, dhe për këtë ka folur mjeku i kombëtares braziliane.
“Ajo që është konfirmuar është se nuk është diçka e rëndë. “Duhet të presim 24 orë. Marcelo po luante normalisht dhe më pas u mbërthye në shpinë, si ngërç. Muskujt stabilizues të shtyllës kurriozore mund të kenë ngrirë. Zakonisht këtë problem e sjell ndërrimi i dyshekut. Në Moskë ai flinte në një dyshek të butë, dhe ndërrimi i tij mund ti ketë sjellë probleme. Gjithsesi sinjalet që kemi marrë janë pozitive”