Kryebashkiaku i Itajai, qytet port në Brazil, Volnei Morastoni, me anën e një deklarata ka njoftuar se ekziston një kurë e veçantë në kurimin e Covid-19. Sipas tij kjo mënyrë konsiston në injektimin e ozonit (Ozoni është një molekulë me tre atome Oksigjeni) në anus. Megjithëse OBSH thekson se nuk kemi ende një recetë se si të kurohemi nga virusi, kryebashkiaku i cili është njëherazi dhe mjek në profesion nuk tërhiqet nga zbulimi i tij.
“Do të jetë një aplikim rectal, një aplikim i lehtë dhe i shpejtë që zgjat dy minuta, dhe që do të ketë rezultate fantastike,” tha Morastoni në lidhjen LIVE.
Kryebashkiaku gjithashtu shtoi se ky mjekim do t’u bëhet vetëm atyre që dëshirojnë, dhe se do të bëhet vetëm nëse personat në fjalë rezultojnë pozitivë pas testit. Ai gjithashtu tha se për trajtimin do të nevojiten 10 sesione.
Çfarë është ozone-terapia? Në fakt ozone-terapia nuk është një terapi e re. Ajo është përdorur gjërësisht për të trajtuar plagët gjatë Luftës I dhe II Botërore. Aparatet që jepnin përqë-ndrime ekzakte të ozonit dhe materialet ozone-rezistente u shpikën në vitet 50’. Kjo i dha hov të madh kërkimeve dhe përdorimit të gjërë të ozonit në mjekësi. Ozoni është mjaft popullor në vende si Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Cuba, Meksika, India, Kina, Turqia, etj.