Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Model në fushën e medias”, guvernatori Sejko shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelli: U prehsh në paqe miku im

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dhënë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliun, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Turqi ku po trajtohej për koronavirusin.

Sipas Sejkos, Kasem Hysenbelliu fitoi shumë beteja në jetë dhe ishte një njeri i guximshëm duke u bërë model në fushën e medias dhe luftëtar i fjalës së lirë.

Mesazh nga Guvernatori Sejko!

Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *