Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Guvernatori Gent Sejko komenton grabitjen e Rinasit: Ja çfarë e shqetëson BSH

Guvernatori i Bankës së shqipërisë, Gnt Sejko prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë raportin e BSH për 2018, nga ku iu përgjigj interesit të lartë të medias lidhur me grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Sejko tha se ajo çfarë është shqetësuese është përsëritja e ngjarjeve të tilla duke argumentuar se kanë ndiikim negativ psikologjik dhe në imazh.

“Ajo që na shqetëson me shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve, ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto jo vetëm për sistemin bankar por për të gjithë ekonominë shqiptare.

Në dijeninë time disa banka e kanë pasur GPS natyrisht për arsye teknike GPS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar në duhet të jemi të korrdinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit.” -deklaroi Sjeko.

Sipas tij , bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet që janë shumë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.

Sipas guvernatorit, “Banka e Shqipërisë si institucion licensues është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ambientet e tyre pra në objektet e tyre. Lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, e cila si rregullore është forcuar. Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit”.

Sejko deklaroi se “Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre.”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *