01:28 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grupi i Dukagjinit/ Zbulohen emrat e personave që morën pjesë në rrëmbimin e Prengës, e ruajtën për 2 ditë me rradhë

15:53 | 01/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pengmarrja e Jak Prengës, arrestohet tjetër anëtar i familjes Hajri. Zbulohet roli i tij në krim

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur trupin e Jan apo Jak Prengës, i rrëmbyer në 19 janar në Kamëz , policia vazhdon të zbulojë fakte të reja sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje kriminale. Personat që e rrëmbyen sipas burimeve të sigurta janë identifikuar dhe sipas provave të deritanishme ka dyshime se këta persona janë:

Aldo Majnishta i moshës 26 vjeç, Ardian Docaj i moshë 32 vjeç dhe Artan Docaj i moshës 36 vjeç, që të tre nga qyteti i Shkodrës te etiketuar si grupi i Dukagjinit.

Burimeve të sigurta në listë gjendet edhe një person i katërt që mori pjesë në këtë aksion kriminal. Ndërkohë vazhdojnë hetimet edhe për një person të katërt gjithashtu aktiv në aksionin kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.

Sipas burimeve te sigurta këta katër shtetas e kanë ruajtur për dy ditë me radhë shënjestrën e tyre Jak Prenga që është vëllai i një korrieri droge në Britaninë e Madhe dhe këto dyshime i konfirmojnë disa kamera sigurie që tregojnë automjetin e vjedhur shtetases Kaje Tufa, të vjedhur ditën e tërmetit në 26 nëntor 2019, ky automjet Range Rover ka udhëtuar nga Kamza drejt Shijakut, në fshatin Pjesëz ku gjendet resorti Golden dhe ku viktima është zbritur në bodrum e mandej ka vazhduar me tej plani kriminal.

Këto janë gjurmët e fundit te automjetit Range Rover i cili u asgjësua këtu menjëherë sapo pengu u dorëzua në resortin Golden të kthyer në vend krimi.

Për pesë persona gjykata ka vendosur arrest me burg, ndërkohe që tetë të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim, mes tyre edhe shtetasi Gentjan Docaj i moshës 38 vjeç me identitetin e ndryshuar Gentian Funiqi.

Sipas burimeve të sigurta të Top Channel  ai kërkohet edhe nga Italia për çështje  të trafikut të drogës . Ndërkohë që nuk ka ende një shpjegim, se përse policia nuk ja kishte dale mbanë të zbulonte adresën e tij në qytetin e Shkodrës.

Është gjithashtu i kërkuar edhe Dritan apo Gramoz Rexhepaj , një i dënuar në Ekuador si i akuzuar për vrasjen e dy policëve. Por pavarësisht këtij hetimi që ngjan në zhvillim e sipër , sfida është gjetja  e trupit dhe arrestimi i të kërkuarve që janë mjaft të rëndësishëm sa i takon narkotrafikut.TCH

Etiketa: aldo majnishtaardian docajartan docajgrupi i dukagjinit
Pas

Alketa niset drejt Sanremos dhe na përshëndet të gjithëve me një mesazh nga aeroporti

Para

Rast i pazakontë/ Vidhet një pulë, policia e dërgon rastin për zbulim në Prokurori

Para
Rast i pazakontë/ Vidhet një pulë, policia e dërgon rastin për zbulim në Prokurori

Rast i pazakontë/ Vidhet një pulë, policia e dërgon rastin për zbulim në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.